Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

2 Corinthians 10

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe unë vetë Pauli u lutem juve për butësinën’ edhe për amblësinën’ e Krishtit, se faqe mbë faqe jam i përvutë ndër ju,
2 edhe u lutem juve kur vij, mos marr zemërë me atë shpëresënë qi mendoj me kucuem kundrë disa qi na ven’ ore sikurse ecimë mbas mishit.
3 Sepse ndonëse ecimë mbas mishit, por s’baimë luftë mbas mishit.
4 Sepse armët’ e luftit t’ynë nukë janë mishit, por forta me Perëndinë për me rrëzuem kastella,
5 sepse rrëzoimë mendime, edhe qish do gja naltë qi ngrihetë sipër kundrë ngjofëmesë Perëndisë, edhe baimë rop qish do mendim për ndëgjimin’ e Krishtit,
6 edhe jemi gati për me marrë shpagim për qish do pandëgjim, kur jetë mbushunë ndëgjimi juei.
7 Shifni ato qi dukenë për faqe: ndë pastë kushi shpëresë mbë vetëvetëhenë se asht’ i Krishtit, le ta mendojë këte për-së-ri prei vetëvetëhesë. Se sikurse ai asht’ i Krishtit, kështu edhe na jemi Krishtit.
8 Sepse edhe ndë u lavdofsha pakëzë ma tepërë për pushtetinë t’anë, qi na dha Zoti për ndërtuemitë, e jo për rrëzuemitë tuei, s’kam me u turpënuem,
9 qi mos dukem se due me u shtimë juve frikënë me letëra.
10 Sepse letëratë, thotë ndonji, se janë randa edhe forta, por dalunitë përpara me korp asht’ i dobë, edhe fjala s’vëjen gja.
11 I tilli nieri le ta mendojë këte, se t’atillë qi jemi mbë fjalët me letëra për largu, këtillë jemi edhe mbë punët për ngjati.
12 Sepse s’kucoimë ngjefimë, a vemë nji me nji vetëhenë t’onë me disa vetë qi rakumandojnë vetëvetëhenë; por ata vetë, tue matunë vetëvetëhenë me vetëvetëhenë, edhe tue vumë vetëvetëhenë me vetëvetëhenë s’marrinë vesht.
13 Por na s’kemi me u mburrunë për ato qi s’matenë, por mbas matëjes’ ati rregullit qi dau Perëndia mbë ne, matëje qi mbërrimë edhe deri te ju.
14 Sepse s’e shtrim tepërë vetëhenë t’onë, sikurse s’ua mbërrim, sepse edhe deri te ju e mbërrim me anë ungjillit Krishtit.
15 Edhe s’mburremi për ato qi s’matenë, për mundimet e hueja, por kemi shpëresë, se, tue u shtuem besa juei, kemi me u madhënuem mbë ju për tepëri mbas rregullit t’anë,
16 qi ungjillëzoim’ edhe mb’ata vende qi janë përtej jush, jo mburremi për ato qi janë gati ndë rregullë huej.
17 Edhe ai qi mburretë, le mburretë mbë Zotinë.
18 Sepse s’asht’ i provueshim ai qi rakumandon vetëvetëhenë, por ai qi e rakumandon Zoti.